Nexhipi: Sa shumë na dhemb largimi i Gurit, por…

Nderim Nexhipi, drejtori sportiv i Kukësit, ka folur për Supersport për vlerat e Sindrit Gurit, që ka shënuar edhe ndaj Skënderbeut dhe nuk rresht së ndaluri…

“Vlera e Guri dita ditës dhe ndeshje pas ndeshje rritet, pasi është një lojtar super cilësor dhe më bëhet shumë qejfi për të. Po e dëshmon këtë. Është i vetëdijshëm. Më pëlqen mënyra se si po rritet. Golat janë përgjigjet më të mira të tij nga sezoni tjetër uroj të bëjë një hap tjetër në karrierë.

Sa shumë na dhemb, pasi është e vështirë të gjendet një lojtar me cilësitë tij. Ai pa problem mund të luajë në një kampionat të madh europian.  Nga diskutimet që kemi pasur gjatë jave kemi disa lojtarë të rinj që sa më parë t’u japim minua. Në këto ndeshje, duke nisur që nga ndeshja e ardhshme të tregojnë se sa vlejnë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online