Nevil Dede thumbon pastër Vllazninë: Nuk mbajti presion me 9 pikë para, jo më ta kalojnë…

Nevil Dede ka thumbuar Vllazninë e Brdariç sa i përket gjendjes së shkodranëve në Superiore. Pas një sezoni që nisi në mënyrë fantastike për këtë skuadër, duke kryesuar prej javësh kampionatin shqiptar, këtë herë duket se gjendja është ndezur më shumë se kurrë.

Kundërshtarët janë të njëjtën vijë me Vllazninë dhe kanë mundësi që ta kalojnë duke nisur nga java e ardhshme. I ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN”, ish-trajneri i Tiranës, Nevil Dede, ka thënë se Vllaznia nuk ka mundësinë për ta rimarrë vendin e parë nëse do ta humb atë.

“Vllaznia nuk e mban presionin dhe nuk duhet të bëjë më hap të gabuar. Nuk arriti dot që të menaxhonte presionin kur ishte 9 pikë përpara, e jo më nëse do ta kalojë në vendin e parë. I dha shumë mundësi kundërshtarëve që të afroheshin me gabimet e bëra nga ana e trajnerit në formacion”, ka thënë Dede. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online