Nespor refuzon largimin, Skënderbeu e çon tek të rinjtë

Një ndër dështimet e pakta të Skënderbeut në merkato këto vitet e fundit është sulmuesi Martin Nespor. Çeku erdhi me bujë në fund të merkatos verore, në huazim nga Zaglebie në Poloni. CV e mirë, eksperiencë dhe mesatare e lartë shënimi, u mendua se Skënderbeu gjeti pasuesin e Salihit.

Gjithçka ters, Nespor nuk ka bindur asnjëherë dhe trajneri Ilir Daja nuk e ka preferuar as kur e ka pasur në dispozicion, ndërkohë që sulmuesi ka pasur probleme fizike pa fund dhe qartësisht nuk ka ardhur në Shqipëri me maksimumin e formës. Ndoshta edhe procesi i ambientimit ka shkuar keq dhe tashmë Skënderbeu kërkon ta largojë, por Zaglebie nuk ka ndërmend ta prishë kontratën e huazimit.

Gjithashtu, Nespor refuzon të largohet dhe është paraqitur në Durrës, në kompleksin Tropikal, ku qëndron zakonisht skuadra korçare.

Me një njoftim zyrtar Skënderbeu i ka kërkuar të paraqitet në Korçë për të vazhduar stërvitjen me skuadrën e të rinjve, pasi forma e tij nuk është e tillë që vlen për ekipin e parë dhe përkohësisht Daja nuk e ka në plane. Qartësisht, Skënderbeu kërkon të evitojë telashet ligjore dhe kërkon që sulmuesi të largohet në kërkesën e vet, por duket qartë që është një situatë shumë e ndërlikuar dhe sido që të shkojë, Skënderbeu do të humbasë financiarisht, pasi Nespor nuk largohet pa dëmshpërblim, ose do të vijojë të paguhet pa luajtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online