Mezani pret vetëm Lulajn: E mbyllim me 4 përforcime

Laçi mund të quhet tashmë “nëndetësja” e Superiores, sepse punon gjithnjë pa zhurmë e larg vëmendjes së mediave, duke evituar deklaratat e bujshme e plot premtime, por ndërkohë është në vendet e para në Superiore dhe si pa vënë re ka bërë edhe tre afrime në merkaton e janarit, duke afruar Shtubinën për eksperiencën që ka dhe Beqajn e Zogajn si investime për të ardhmen.

Meritë të madhe në këtë ecuri perfekte, me një vend të tretë momental dhe lojë mjaft tërheqëse, ka trajneri Gentian Mezani, i cili e mori drejtimin kur kishte nisur sezoni dhe largimi i Nicës kishte ngritur pikëpyetje të mëdha mbi cilësinë dhe të ardhmen e skuadrës kurbinasve.

Tani Mezani i gëzohet skuadrës së tij dhe e pranon se kupat e Europës janë një objektiv që duhet synuar, por pa presion të tepruar mbi vete. Vlonjati, duke folur për Supersportin, bën një bilanc të deritanishëm të merkatos së janarit, duke lënë të hapur vetëm një vend për Bruno Lulajn, edhe pse nuk ia përmend emrin.

“Kanë ardhur Shtubina, Beqaj dhe Zogaj, ndërsa jemi në bisedime edhe me një qendërmbrojtës dhe presim të mbyllim marrëveshjen këto ditë. Nuk presim më afrime të tjera, por vetëm të përqendrohemi të pjesa e dytë e kampionatit. Grupi mendoj se është i shëndoshë, me elemente të rinj, por i gërshetuar edhe me ata me përvojë. Një element pozitiv është fakti që afrimet u bënë shpejt, për t’i pasur në dispozicion që nga dita e parë e përgatitjeve”, u shpreh Mezani, i cili është mjaft i kënaqur me ecurinë e skuadrës dhe tashmë nuk mund të fshihet, pasi në Kurbin shohin edhe Europën.

“Ashtu si vitin e shkuar, kam dëshirë që të bëjmë mirë edhe këtë vit. Kjo do të na bëjë mirë si për pozitat tona, ashtu edhe për objektivat. Jemi një skuadër e re dhe nuk duam t’i vendosim çunat në presion me objektiva. Ndeshja e radhës është objektivi ynë i vetëm, ashtu siç kemi bërë deri tani, me qëllim që të grumbullojmë sa më shumë pikë. Europa është e vështirë si nga kampionati, ashtu edhe nga Kupa, por te kjo e fundit, rruga është pak më e shkurtër”, deklaroi trajneri vlonjat i Laçit.

Mezani nuk ndryshon stil loje dhe e kënaq pikërisht fakti që Laçi ka asimiluar me shpejtësi idetë e tij. Bardhezinjtë do ta zhvillojnë fazën përgatitore në Shqipëri dhe për Mezanin tashmë skuadra është në rrugën e duhur.

“Mënyra jonë e lojës do të jetë gjithmonë ajo, por do të tentojmë ta perfeksionojmë edhe më shumë. Pas 3 muajsh mund të them se skuadra i ka përthithur mirë idetë e mia dhe ka marrë identitetin tim. Çunat më janë përgjigjur mirë në pjesën e parë të sezonit dhe besoj se do të vijojnë të më përgjigjen edhe në vazhdim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online