“Nesër do të kthehemi te fitorja”! Musta heq përgjegjësinë nga të tjerët: Lojtarët kanë më tepër se drejtuesit

Partizani po vuan në këto shtatë javë të para të kampionatit. Kryeqytetasit nuk e kanë marrë ende fitoren e parë, ndërsa është folur jo pak edhe për një lëvizje të mundshme të Dajës. Drejtuesit kanë vendosur që të vazhdojnë sërish me të njëjtin trajner dhe ndaj Kastriotit do të kërkohet fitorja e parë. Ndërkohë në konferencën për shtyp, Emiljano Musta, ka marrë përgjegjësinë mbi shpatulla dhe ua ka hequr drejtuesëve.

“Ne futbollistët kemi më shumë përgjegjësi se drejtuesit në këtë aspekt. Kemi cilësi, por është më shumë një ngërç. Kemi besim te trajneri, kemi harmoni dhe kemi çaluar te finalizmi para porte. Kemi presion dhe kjo është në çdo ndeshje dhe seancë stërvitore. Nesër besoj se kthehemi te fitorja”, tha Musta. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online