“Nuk mund ta besoj”! Rio Ferdinand në “sparkatë”: Man Utd gjuajti më shumë në portën e De Gea-s se të Ederson

Manchester United ka pësuar një tjetër humbje që i trishton më tepër tifozët e djajëve të kuq. Këtë herë lojtarët e drejtuar nga Solskjaer kanë humbur me shifrat 0-2 ndaj Manchester City. Përtej rezultatit, Manchester United ishte tërësisht inferior ndaj kundërshtarit dhe nuk arriti për asnjë moment që ta vendoste në vështirësi. Një paraqitje e dobët edhe nga Kristiano Ronaldo, i cili nuk e bëri diferencën për asnjë moment të vetëm.

“Ndërhyrja me sparkatë” ka ardhur pas përfundimit të takimit nga ish-mbrojtësi i “djajëve të kuq”, Rio Ferdinand. “Lojtarët e Manchester United kanë bërë më shumë goditje në portën e De Geas se në portën e Ederson. Nuk mund të jetë e vërtetë”, shkruan Ferdinand në “Twitter”. Kjo i referohet paraqitjes së dobët, ndërsa goli i parë i takimit erdhi me autogolin e Baily. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online