Nëse mbetet pa Europë, Partizani humbet një thesar

Nëse nuk arrijnë Evropën do të ishte dështim dhe në aspektin sportiv, por dhe në atë financiar. Drejtuesit e kanë të qartë këtë dhe sezoni i ardhshëm do të jetë shumë ndryshe, pa milionat e UEFA-s

Nëse drejtuesit e Partizanit do të përdornin shpatën e Domekleut për të ndarë drejtësinë dhe për të vendosur lojtarët para përgjegjësisë, mbase do të shkrihej gjysma e ekipit. Askush nuk e di me siguri nëse diçka e tillë do të ndodhte, por ndeshja e humbur me Teutën i vendosi kapak. Tifozët nuk kanë më nerva dhe kanë shprehur hapur dëshirën për revolucion në verë, ndërsa të kuqtë duhet të ruajnë qetësinë.  

Stafi teknik me në krye trajnerin Klevis Dalipi ka detyrën e vështirë për të mbajtur në tonus skuadrën e tyre, pasi objektivi i vetëm është Evropa. Pjesëmarrja në Kupat e Evropës do të ishte një farë çlirimi për klubin e kuq, por dhe për financat e klubit. Në rast se skuadra e kuqe do të humbasë mundësinë të luajë në Evropë do të ishte një “tmerr” si për objektivat sportivë dhe si për arkën e klubit. Të mendosh, një klub që hyri me pretendime për të fituar titullin kampion nuk arrin as pjesëmarrjen në Kupat e Evropës në momentin që ata janë më të arritshme se kurrë, pasi Superiorja mund t’i japë mundësi dhe vendit të pestë për të kapur Evropën. Me finalen e Kupës së Shqipërisë ndërmjet Skënderbeut dhe Laçit, një vend lirohet nëse e fiton Skënderbeum duke çuar në Evropë vendin e katërt. Në rast se korçarët mbeten jashtë Europe, atëherë shton ndjeshëm shanset e të kuqve për Europa League.

“Demat” momentalisht janë në vendin e 5-të, pasi kanë humbur vendin e 4-t kundrejt Laçit. Kurbinasit fituan në ndeshjen e fundit dhe kaluan të kuqtë, pavarësisht se janë me pikë të barabarta, 46. Kurbinasit janë para në ndeshjet direkte dhe kjo i favorizon ata në tabelën e klasifikimit. Po çfarë humbasin kryeqytetasit nëse nuk arrijnë Evropën?

HUMBJET – Në rast se Partizani nuk arrin Evropën, atëherë do të ishte një “dramë” për të kuqtë jo vetëm në aspektin sportiv, por dhe për shkak të balancit financiar. Nëse arrihet Evropa, Partizani shkon direkt në turin e parë të Europa Leagues. Minimalisht do të luajë dy ndeshje, me fitimet e vjetshme arrinte direkt shifrën e 215 mijë eurove. Ndryshe ndodh tani, pasi me ndryshimet që ka bërë UEFA janë rritur shpërblimet për ekipet pjesëmarrëse në kompeticionet europiane. Ekipet pjesëmarrëse do të përfitojnë më shumë mendohet se do të arrijnë deri në 250 mijë euro. Kjo shifër do të kalonte direkt në arkat e klubit të kuq vetëm me sigurimin e pjesëmarrjes, pasi nuk mund të anashkalohet fakti se me një short me fat, skuadra e “demave” mund të kalojë dhe turin e parë, por pse jo të provojë të bëjë dhe mrekullinë.

E habitshme se si të kuqtë nuk luftojnë me “mish e me shpirt”, pasi ata kanë patur suksese në Evropë dhe i kanë provuar benefitet. Viti kur në krye ishte trajneri Adolfo Sormani shkoi për mrekulli, pavarësisht se nuk u administrua si duhet në vazhdim.
Të shohim dhe të presim nëse do të arrijnë realizimin e objektivit minimal në fund të sezonit. Vështirë me mënyrën se si po sillen gjëra, por duhet parë deri në fund se si do të shkojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online