Dalipi dhe stoli i kuq, ëndrra që do të këputet në verë

Shumëkush e cilësoi të gabuar caktimin e Klevis Dalipit si trajneri i parë te Partizani para pak muajsh. Jo, nuk ishte aspak i tillë, pasi elbasanasi kishte 5 vite si zëvendëstrajner dhe e njihte ambientin më mirë se kushdo. Kjo shpjegon dhe një arsye se pse ka qëndruar aq gjatë në klubin kryeqytetas. I tepruar ishte postimi i tij se në rrjetet sociale se ishte afër realizimit të kësaj ëndrre. Nuk duhet ta bënte Dalipi, por e bëri. Në fund kishte të drejtë, pasi i mori vendin Sulejman Starovës dhe u vu në krye të ekipit. Nuk po i hyjmë temave se si, apo se pse e mori stolin: e rëndësishme është se 42-vjeçari është i pari i stolit te Partizani.
Pesë ndeshjet e para ishin një sukses i madh, pasi ekipi barazoi 1 dhe fitoi 4 duke mos pranuar asnjë gol dhe duke shënuar 8. Ne (media) patëm guximin dhe e krahasuam me trajnerin e Milanit, Gatuzo, dhe i thurëm elozhe.

Jeta është si një rrotë që kthehet shpejt dhe 4 ndeshjet e radhës për teknikun e kuq ishin si një katastrofë, pasi mori 3 humbje me Kukësin me rezultat skandaloz 4-0, me Skënderbeun 0-1, barazim i tmerrshëm i Lushnjes dhe disfata me Teutën 1-3, që nuk dihet nëse duhet t’i faturohet atij, apo drejtuesve të klubit. 9 ndeshje, 4 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje. Shifra aspak të mira dhe sigurisht që me Partizanin që rrezikon dhe pjesëmarrjen në Evropë nuk mund të jenë të mjaftueshme për të qëndruar në krye të “demave”. Në fund të sezonit, Dalipi do të largohet dhe në vend të tij do të vijë Mario Tokiç. Në fund, nuk ka pse të ankohet, pasi ishin vetë emisarët e Lokomotivës së Zagrebit që e pranuan dhe nuk ishte vetëm media që “fut” të keqen te klubi i kuq. Megjithatë, Dalipi e ka të gjithë mundësinë për të bërë mirë, mjafton të kapë Evropën dhe të largohet me atribute dhe fjalë të mira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online