Kamza: Kush është ky Nora? Tavo mund të jetë skenaristi

Reagon klubi: Nuk e njohim Gentian Norën. Nuk ka patur presione dhe presidenti Naim Qarri ka qetësuar situatë

Pas akuzave të mëdha nga klubi i Luftëtarit për presione dhe situata shumë të vështira në stadiumin e Kamzës, sipas tyre. Erdhi dhe reagimi i skuadrës së presidentit Naim Qarri dhe Kryebashkiakut Xhelal Mziu. Këta të fundit janë bërë bashkë për të shpëtuar ekipin e qytetit në Superiore. Ditën e djeshme, përmes një postimi nëpërmjet faqes zyrtare të tyre, Kamza ka reaguar duke “snobuar” akuzat e Drejtorit Sportiv të Luftëtarit, Gentian Norës dhe presidentit të Luftëtarit, Grigor Tavo. Kamzalinjtë besojnë se sulmet kundër tij janë të inskenuara nga numri një i klubit gjirokastrit.    

REAGIMI – “Reagim i detyruar: Nisur nga ankesat e paqarta të disa personave apo tifozëve te skuadrës së Luftetarit, jemi te detyruar të sqarojmë si më poshtë:
Ngjarja e parë, ky gjyqtari nga Gjirokastra pati një keqkuptim, ka qenë z. Naim Qarri (mik i gjyqtarit Laze) që ka ndërhyrë për të shuar gjakrat në disa sekonda. Ngjarja është mbyllur dhe s’ka patur më asnjë problem. Këtë e fakton edhe prania e forcave te shumta policore që nuk ishte nevoja të ndërhynte, duke parë situatën e sfumuar në moment. Trillimi mediatik mund të këtë ardhur si pasojë e gjendjës emocionale të ngarkuar ku mbase dikush është frikësuar vetëm nga një debat i momentit. Personi në fjalë (gjyqtari nga Gjirokastra) ka qëndruar nga fillimi dhe deri në fund të ndeshjes pa ju prekur qerpiku dhe presidenti ynë e ka shoqëruar deri jashtë stadiumit në fund të ndeshjes.
Ndërkohë që dëgjuam edhe ankesën e Gentian Norës. Nuk e njohim këtë person. Madje kur dëgjuam Nora në media, menduam se bëhej fjalë për Arlind Noren, ish-futbollistin e njohur. Dëgjuam se i është bërë presion Norës së vogël, apo djalit të Tavos! Ne fakt duhet të jenë të qetë se ne me fëmijët nuk merremi, por as me të rriturit dhe këtë e konfirmon fakti se presidenti Tavo ka qenë aty nga fillimi e deri në fundin e takimit dhe nëse do të kishte presion sigurisht do të bëhej ndaj tij që është i pari ekipit, jo ndaj personave që rrinë në klub si miq apo të afërm të tij.
Por mbase këto skenarë mediatike janë thurur nga vetë Tavo që kërkon të mos të dal vetë në skene dhe t’i mbledh “gështenjat” me duart e të tjerëve”, – përfundon reagimi i Kamzës”, – përfundon reagimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online