Nervat e Bajernit: Riberi humbet kontrollin, godet gazetarin francez!

0

Humbja përballë Dortmundit nuk është pritur aspak mirë në kampin e Bajernit të Mynihut. Tashmë diferenca me kryesuesit verdhezinj ka shkuar në shtatë pikë, ndërsa Bajerni, si rrallëherë në këto vite, renditet në vendin e pestë në Bundesligë.

Frenk Riberi është një lojtar që njihet për karakterin e tij të fortë, por francezi ndonjëherë e tepron dhe del jashtë vetes. Siç citon “Bild”, 35-vjeçari është parë shumë i revoltuar pas përfundimit të ndeshjes kundër Dortmundit, duke u grindur me një gazetar të “BeIN Sports”, Patrik Gillu

Gjithmonë sipas “Bild”, Riberi ka goditur me shuplakë tre herë patriotin e tij, përpara se ta shtynte atë. Shkaku? Gillu kishte akuzuar Riberi si fajtor të dy prej tre golave të Dortmundit.

Skena ka ndodhur në sytë e Rafinjës dhe Zhan Pierr Papin, ndërsa episodi i ndodhur u konfirmua dhe nga drejtori sportiv i Bajernit, Hasan Salihamixhiç, i cili është shprehur se kishte organizuar një takim mes lojtarit dhe gazetarit francez për t’u sqaruar mes tyre dhe për të vendosur paqen.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.