Nënshkroi për dy vite, drejtori sportiv i Hamburgut i bindur për Gjasulën: Mentaliteti dhe personaliteti i tij i bëjnë mirë ekipit

0

Klubi i njohur gjerman, Hamburgu, zyrtarizoi pak më parë edhe transferimin e Klaus Gjasulës. Mesfushori shqiptar ka firmosur në një kontratë që e mban të lidhur me këtë klub për 2 vitet e ardhshme, në të cilat synohet edhe ngjitja në Bundesligë. “Gladiatori“ kuqezi njihet për lojën e tij luftarake dhe shërben si një digë e mirë përpara mbojtjes, aftësi këto që “dinozaurët“ e Gjermanisë kërkojnë t’i shfrytëzojnë për të realizuar objektivat e tyre.

Në faqen zyrtare në internet të klubit ka thënë fjalët e para për Klaus Gjasulën edhe drejtori sportiv i Hamburgut. Michael Mutzel vlerëson eksperiencën dhe cilësitë e mesfushorit dhe ka bindjen e plotë se personaliteti dhe mentaliteti që përfaqëson Gjasulën ka për të sjellë dobi në ekip.

“Jemi shumë të lumtur t’i urojmë Klausit mirëseardhjen në ekipin tonë si një lojtar me eksperiencë. Ai duhet të forcojë mbrojtjen tonë si një stabilizues i rëndësishëm. Por përpos cilësive të tij mrojtëse si një futbollist që luan mirë me të dyja këmbët, Gjasula ka gjithashtu një strukturë loje fleksibël. Jemi të bindur se mentaliteti dhe personaliteti i tij do i bëjnë mirë skuadrës”, ka thënë drejtori sportiv i Hamburgut, Michael Mutzel./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.