Autokritikë për të mbyllur “gojët e liga”, Tirana mund Bylisin dhe në finalen e Kupës së Shqipërisë

0

Tirana-Bylis 2-0 Muçi 5′, Hoxhallari 24′

“Tirana do t’i lërë Bylisit Kupën dhe do ta ketë rrugën e lirë për kampionat”. Ishte kjo një ndër “marrëveshjet” që ka marrë jehonë sa i përket dy ekipeve pas takimit të zhvilluar në “Adush Muça” ku po vazhdon ende hetimi për bastet dhe shumat e vendosura. Një motivim më tepër për bardheblutë që skenari i eliminimit të mos mbërrinte në një kohë që titulli i Superiores mund të vendoset në ndeshjen e fundit ku si për ironi është pikërisht një tjetër përballje ndaj Bylisit.

Kryeqytetasit ia kanë dalë për të mbërritur në finalen e Kupën e Shqipërisë duke fituar në shifrat 2-0 për të mbyllur gjithçka që në pjesën e parë. Vetëm pesë minuta dhe talenti Ernest Muçi do të shfaqej sërish për të shënuar me mundësinë e parë që i’u dha. Ndërkohë 20 minuta më vonë do të ishte Hoxhallari që nuk e kishte të vështirë për të shtyrë topin në rrjetë pas goditjes së këndit. Një fitore që e dërgon ekipin e Egbosë në një tjetër sukses, por në të njëjtën kohë duke mbyllur disi “gojët e liga”, deri në momentin që do të kemi edhe zbardhjen e hetimit të plotë për takimin e parë të humbur në shifrat 2-1. /Sport Ekspres/

 

Tirana: Lika, Doka, Vangjeli, Hoxhallari, Ismailgeci,  Batha, Çelhaka, Torasa, Muçi, Halili, Ngo

Bylisi: Miraka, Ntepe, Janku, Shkalla, Peposhi, Mëllugja, Ujka, Murataj, Hadroj, Ndreca, Sallaku

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.