Neni që fundos Tiranën dhe koka e Denis Rexhës që e shpëton

Tirana pritet ta pësojë nga Komisioni i Disiplinës, por mbetet për t’u parë se çfarë dënimi do të marrë. Precedentët këtë vit kanë qenë nga më të ndryshmet. Bardheblutë më parë janë dënuar vetëm me dy ndeshje, edhe pse tifozët kanë pushtuar fushën. Gjobat janë të panumërta, ndërkohë që ndeshja e fundit me Laçin solli edhe një tjetër rast të rëndë: u godit anësori Nertil Bregasi dhe loja u ndal. Çfarë thotë rregullorja? Lexoni më poshtë.

KODI I DISIPLINËS  / Përgjegjësia për sjelljen e spektatorëve
Neni 66/3, D –
3. Sjellje e gabuar përfshin akte të dhunës ndaj personave ose objekteve, lëshimi ose hedhja e mjeteve ndezëse, përdorimi i dritave laser, përdorimi i dronëve, hedhja e fishekzjarrëve, paraqitja e parullave politike ose ofenduese të çfarëdolloj forme, shprehja e fjalëve ose zhurmave/tingujve ofenduese, ose hyrja në fushën e lojës. Në rastin e verifikimit të shkeljeve si më sipër ndaj personave juridikë, shoqatave dhe/ose klubeve ku konsiderohen si mbështetës spektatorët kundërvajtës, do të jepen dënimet si më poshtë:

D ) në rastin e hedhjes së mjeteve ndezëse, hedhjes së fishekzjarrëve, hedhjes së gurëve ose sendeve të tjera brenda rrethimit të fushës së lojës, duke shkaktuar akte të dhunës ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe ndërprerje të përkohshme të lojës, sanksionohen me ndalimin e zhvillimit të ndeshjes në stadiumin përkatës për jo më pak se 8 (tetë) ndeshje.

SHPËTIMI I TIRANËS – Kthehemi pas në kohë, ndeshja Kukësi-Laçi. Denis Rexha, anësor në atë takim, u godit me boçe pishe. Dënimi i klubit verilindor? Qesharak! 2 milionë lekë gjobë dhe asnjë reagim nga Shoqata Bashkimi i Arbitrave Shqiptar. Akoma nuk ka një reagim as për goditjen pas koke që trullosi Bregasin. Mbetet për t’u parë standardi i Disiplinës këtë herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *