Është telenovela e ardhshme e merkatos verore: Nejmar do qëndrojë te PSG, apo do shkojë në Madrid?
Mediat në Spanjë, sidomos Marca e AS, që shpesh duket sikur paguhen nga Reali, janë të bindur se Nejmari kërkon me çdo kusht Realin dhe nuk do të kthehet në Madrid pas Botërorit. Megjithatë, edhe para disa javësh thanë që Nejmari nuk do kthehej në Paris pas largimit për në Brazil si pasojë e dëmtimit, por ylli brazilian ka qenë në Francë dhe ka festuar me shokët e skuadrës trofetë e fituar.
Ndërkaq, presidenti i PSG-së Nesër Al-Kelaifi, është treguar i qartë pas ndeshjes së të shtunës në kampionat: “Nejmar do qëndrojë, me 2000%. Jam i sigurt, ai dëshiron të qëndrojë me ne”. Reali nuk dorëzohet, por Nejmari ka kontratë dhe lufta nuk është thjesht me PSG-në, por me gjithë shtetin e Katarit.