Nejmar është prezantuar sot si futbollisti më i ri i PSG-së, një rekord botëror prej 222 milionë eurosh për ttansferimin nga Barcelona në Francë. Në rresht të parë ishte babai-menaxher, në sallë shumë miq, ndërsa në krah të tij presidenti i PSG-së Naser Al-Kelaifi.
“Mirëdita të gjithëve, kam nderin t’iu prezantoj Nejmarin, një idhull për gjithë botën, tha Al-Kelaifi, ndërsa më pas e mori fjalën superstari i klubit parizien.
“Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur që erdha te PSG, klub i madh, në një qytet të mrekullueshëm. Nuk kam fjalë për të përshkruar këtë moment, pres me padurim të stërvitem e të luaj me shokët e skuadrës, për të fituar çdo titull të mundshëm”, tha braziliani në nisje të konferencës.
Zgjedhja PSG: “E bëra për ambiciet që ka ky klub, dua të fitoj, kërkoj diçka më të mashe, stimuj të rinj. Këtu më drejton zemra”.
Protagonizmi: “Nuk ndikoi kjo. Unë erdha në Paris për diçka ndryshe, jo se më mungonte protagonizmi në Barcelonë dhe nuk po e kërkoj këtu. Kërkoj sfida, stimuj e trofe. Pse u krye tani transferimi? Nuk e di, është e vështirë për t’u shpjeguar. Kisha shumë dilema, isha i paqartë, ndaj nuk fola deri në fund”.
Vendimi: “Ka qenë një ndër vendimet më të vështira të jetës dime, sepse isha ambientuar mirë në Barcelonë. Kam qenë shumë i tensionuar për këtë vendim. Lë shumë miq në Barcelonë dhe jam i lumtur. Kalova 4 vite të shkëlqyer dhe erdhi koha të kërkoj gjëra të reja. Në Paris gjej disa brazilianë, që tani jam si në shtëpi”.
Debutimi: “Që nesër, dua të luaj menjëherë, nuk ka rëndësi roli”.
Për tifozët e Barcelonës: “Shumë dashuri dhe respekt për ta, edhe pse natyrisht janë mërzitur. Shumë prej tyre janë zhgënjyer, ppr lojtarët kanë të drejtë të lëvizin, nuk janë robotë. Kam qenë shumë i lumtur në Barcelonë, kam shënuar shumë gola e fituar shumë trofe”.
Transferim milioner: “Askush nuk di gjë rreth jetës sime. Nuk më intereson paraja, së pari vendos lumturinë time dhe të familjes. Po të ishte për para, do isha gjetkë”.
Çmimi stratosferik: “Nuk ndihem nën presion se jam më i shtrenjti. Peshoj njësoj, 69 kilogramë… (qesh). Klauzola e re e transferimit? Duroni, sapo mbërrita.
Pike dhe postimi “Nuk largohet”: “Ishte për gallatë, gjatë një dreke. I thashë të mos e postonte foton, nuk më dëgjoi”.