“Nejmar nuk i ka treguar arsyet pse e la Barcelonën”

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, dyshon se Nejmar ka zgjedhur të lërë Barcelonën për PSG-në vetëm për arsye sportive. Francezi mendon se sulmuesi 25-vjeçar është ndikuar fort nga aspekti ekonomik, sepse sipas tij çdo futbollist në botë kërkon të luajë me më të mirët.

“Nejmar kurrë nuk i ka thënë qartë arsyet e largimit. Mendoj se lojtarët gjithmonë kanë një dëshirë të madhe për të luajtur me më të mirët. Ai vendosi për atë rrugë, kështu që kjo është… për arsye financiare, ose për arsye se ai mendon se PSG-ja është klubi i së nesërmes dhe do t’ua kalojë Real Madridit dhe Barcelonës”, – është shprehur Venger. Trajneri, gjithsesi, nuk ka folur në mënyrë absolute.

“Kjo mund të jetë edhe për arsye individuale. Ai ndoshta dëshiron të bëhet pika e referimit e skuadrës dhe të njihet si numri 1 në botë”, – ka përfunduar francezi. Mbetet të shohim nëse Nejmar do të reagojë sërish, sepse askujt nuk i pëlqen të “akuzohet” si një njeri i etur pas parave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *