Nejmar-Kavani, sërish sherr për një penallti

Duket qartë se Nejmar dhe Kavani nuk kanë të ardhme së bashku dhe PSG duhet të vendosë se cili prej tyre do të largohet vitin e ardhshëm.

Edhe në ndeshjen e djeshme, fituar 2-0 ndaj Truasë, dy sulmuesit u grindën për gjuajtjen e një penalltie fituar nga Kavani në pjesën e parë, kur rezultati ishte 0-0.

Pamjet tregojnë se Kavani shkoi të rrëmbente topin, duke e prekur lehtë me kokë Nejmarin, i cili gjithashtu shpresonte ta gjuante penalltinë. Uruguajani nuk lëshoi, e gjuajti dhe e humbi 11-metërshin, por në pjesën e dytë Nejmar dhe vetë Kavani shënuan golat e fitores që lejon PSG-në të arratiset edhe më shumë në krye të Ligës 1 franceze, aq sa tashmë ndjekësi më i afërt është 10 pikë larg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online