Burreli mbetet pa trajner, Berberi: Kriza, marr përgjegjësinë që më takon

Tekniku i skuadrës së Burrelit, Shahin Berberi, gjatë një një bisede telefonike bëri të ditur për “Sport Ekspres” se ai nuk do të jetë më tej trajner i skuadrës matjane, por tha se do të jetë gjithmonë në mbështetje të ekipit të vendlindjes së tij. “Unë –  tha Berberi –  deklaroj dorëheqjen e parevokueshme si trajner i skuadrës së Burrelit. Si matjan dhe si kontribues i sportit të futbollit në qytetin e vendlindjes dëshiroj që dikush tjetër ta çojë më lart këtë sport. Gjej rastin të falenderoj kryetarin e Bashkisë Mat, Nezir Rizvani, administratorin e klubit të futbollit Demir Çupi si dhe tifozët e zjarrtë të Burrelit për mbështetjen e dhënë. Unë dëshiroj çdo të mirë për skuadrën e qytetit tim. Dua që të mos ketë probleme dhe të arrij objektivat që skuadra dëshiron”, nënvizoi trajneri Berberi.

Tekniku shprehet se edhe në ndeshjen me Kastriotin do jetë në pankinën e Burrelit ndërkohë me vonë zyrtarët e bashkisë dhe klubit duhet të mendojnë për një trajner të ri. “Pas të hënës së javës tjetër unë nuk do të jem më trajner i Burrelit. Këtë vendim e mora pasi nuk munda të bëj atë që dëshiroja për ekipin matjanë. Skuadra nuk arriti rezultatet që unë dhe tifozët prisnim. Përgjegjësia kryesore bie mbi mua, pastaj mbi të tjerët. E them publikisht se përgjegjësitë kryesore për gjendjen e skuadrës bien mbi mua”, deklaroi trajneri Berberi. Ish tekniku burrelas argumenton se ne ndeshjen e fundit me Rrogozhinën skuadra prodhoi volum të madh loje dhe mund të kishte realizuar kthesën e shumëpritur nga mbështetësit e ekipit matjanë.

Sakaq Berberi thotë se Burreli është ndëshkuar nga gjykimet e padrejta duke pohuar se në “pesë ndeshje janë dhënë katër penallti, të cilat kanë vendosur për fatet e Burrelit”. Berberi dëshiron t’i “administrojë” të gjitha problemet e skuadrës, duke u shprehur se defektet kryesore për situatën e krijuar janë të tijat. “Gjërat nuk po ecin siç dëshirojmë ndaj largohem për t’i hapur rrugën një trajneri tjetër. Janë defektet e mia që skuadra nuk arriti rezultatet e kërkuara. Kur gjërat nuk ecin është e mira të largohesh. Unë kam bërë këtë zgjidhje, por do të jem vazhdimisht në shkallët e “Liri Ballabanit” për të mbështetur skuadrën e zemrës. Do ta ndjek ekipin si i “jashtëm”, por me dëshirën që të ndodhë më e mira për Burrelin. Duhet theksuar se në ndeshjen e fundit Burreli-Egnatia pati reagime të tofozëve, madje dhe vetë trajneri Berberi kërkoi dorëheqjen e tij. Po ashtu, tri ditë pas kësaj ndeshje një përfaqësi e tifozëve të Burrelit kontantuan me kryebashkiakun Nezir Rizvani dhe kërkuan marrjen e masave për zgjidhjen e situatës së krijuar në klubin matjan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online