Nejmar i ofrohet Barcelonës?

Eliminimi nga Liga e Kampioneve ka trishtuar ambientin në Paris dhe tashmë klubi mendon për revolucion në drejtim, por ndërkohë i duhet të bëjë llogaritë me të pakënaqurit.

Një prej tyre është Nejmar, i cili shkoi në Paris për të fituar miliona, që po i merr, por edhe për t’u bërë ylli i madh që do të tërhiqte skuadrën drejt triumfit ndërkombëtar. Deri tani, triumfi mbetet brenda kufijve francezë dhe duket se as Nejmar nuk mjafton për t’u futur në elitën europiane.

Prej kohësh flitet se Nejmar në Paris nuk është i lumtur, se ka mbetur i zhgënjyer nga futbolli francez dhe se skuadra nuk e ka pritur mirë, me pakënaqësi në lidhje me trajtimin  e veçantë që i ka rezervuar klubi, duke përfshirë dhe klauzola absurde që e llastojnë se tepërmi brazilianin.

Tani Mundo Deportivo në Spanjë publikon një histori të çuditshme: Nejmar i ka dërguar snjale paqeje Barcelonës dhe është penduar për largimin. Dëshira e tij është të kthehet në Spanjë dhe nëse e pranojnë, ai kthehet në Katalunjë.

Natyrisht, Barcelona as që e mendon diçka të tillë, sepse i djeg ende tradhtia e Nejmarit verën e shkuar dhe nuk duhet harruar që për të blerë Nejmarin duhet një mal me para, që Barça e shpenzoi për Dembelenë dhe Kutinjon. Nga ana tjetër, edhe nëse lajmi është i vërtetë, duket më shumë si një hile e Nejmarit, sepse e di mirë që Barça nuk e do më dhe kështu do të justifikonte kalimin te Reali, duke thënë se ai do të Barcelonën, por nuk ia plotësuan dëshirën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online