Shtohet stafi i Partizanit, Arben Demi emri i ri

Zyrtari më i ri i kryeqytetasve u prezantua me skuadrën. Demi do të jetë pjesë e bordit drejtues. Ai nuk ka një detyrë të mirëpërcaktuar, mund të bëjë edhe zëvendëstrajnerin

Drejtori i Përgjithshëm, Olsi Rama, ka filluar duke futur strategjinë e tij te skuadra e Partizanit. Ai nisi reformën e tij që në janar, pasi kishte dorë kryesore në merkaton e Partizanit. Largimet e titullarëve, por dhe afrimet e janarit ishin dorë e tij. Reforma e tij e fundit ishte largimi i trajnerit Sulejman Starova dhe vendosja e zëvendëstrajnerit Klevis Dalipi në vend të tij. Reforma e tij nuk mbyllet me kaq, pasi po afron rreth vetes njerëz të besueshëm. Duket se ndryshime do të ketë dhe në administratën e 15 herë kampionëve të Shqipërisë. Emri i fundit që futet në kupolën drejtuese është ai i Arben Demit. DEMI Emri i tij nuk është i njohur shumë në ambientin sportiv, madje informacionet për te nuk janë shumë të bollshme, në fakt mungojnë. Ky i fundit u prezantua nga Drejtori i Përgjithshëm, Olsi Rama, në seancën e së mërkurës. Demi foli dhe me lojtarët e kuq. Do të jem afër ekipit. Do të bashkëpunoj së bashku me Ramën. Ai nuk është pjesë e stafit teknik, por do të jetë në administratë. Demi është një njeri i besuar i presidentit Gaz Demi. Lidhja mes tij dhe të parit të klubit nuk është aspak e vështirë për tu kuptuar, mjafton një logjikë e thjeshtë. Arbeni ka lidhje farefisnore me presidentin e Partizanit.

POZICIONI I TIJ Pozicioni i Demit nuk është i përcaktuar përveç faktit se do të jetë zyrtar i demave. Drejtor Sportiv vazhdon të jetë Antonelo Preiti, këshilltar i presidentit Demi është Luçiano Moxhi. Drejtor i Përgjithshëm është Olsi Rama, Genc Tomori është drejtor i Akademisë së Partizanit, ndërsa menaxher klubi është Amarildo Dajlani. Sekretar i Përgjithshëm është Geri Burba, ndërsa zëdhënës shtypi është Olsi Ranxhi. Vendet në administratën e Partizanit janë të reduktuara, kështu që dhe pozicionimi i Demit është i vështirë. I rëndësishëm është fakti se Partizanit përforcohet dhe në staf, e duket se Rama po fillon transformimin e klubit pa u ndjerë. Kryeqytetasit nuk e njohin këtë stil pune, pasi zakonisht i bëjnë ndryshimet me zhurmë dhe bujë të madhe, por të shohim se si do të shkojnë këtë herë me këtë mënyrë të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online