Presidenti i Brazilit, Zhair Bolsonaro, ka kryer vizitën e tij të parë zyrtare në SHBA. Gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me homologun e tij Donald Tramp, Bolsonaro i dhuroi njeriut më të pushtetshëm në Amerikë një fanellë të kombëtares braziliane me mbiemrin e tij dhe numrin 10.
Natyrisht dhe presidenti amerikan i kishte marrë masat duke i dhuruar homologut të tij një fanellë të kombëtares amerikane.
Tramp është një fans i madh i futbollit, por atij amerikan, gjithsesi djali i tij i vogël Baron Tramp nuk i ka ngjarë babait duke preferuar futbollin që njohim të gjithë. Baron është pjesë e akademisë së DC United, ekip ku luan futbollisti i njohur anglez Uejn Runej.