Tashmë është fakt që Nejmar i pëlqen udhëtimet. Braziliani udhëton shumë shpesh edhe në momente të papërshtatshme. Për këtë ai ka marrë kritika të shumta nga ish-futbollistë dhe personalitete të tjera të sportit. Një ditë para sidës së finales së kupës së Francës, Nejmar është parë të ketë udhëtuar në Torino. Ai sapo është kthyer nga dëmtimi dhe akoma nuk ka regjistruar një ndeshje të plotë për PSG-në.
Ai ka takuar shokun e tij te Juventusi, Duglas Kosta. Në lidhje me këtë fakt është pyetur edhe trajneri i PSG, Tomas Tuhel. Gjermani është përgjigjur shkurt, duke u munduar të shuajë çdo gjë. Trajneri tha se nuk është polic apo detektiv dhe se Nejmar ka qenë në stërvitje, çka do të thotë se çdo gjë është në rregull. Parisi diskuton sonte finalen e kupës së Francës me Rënen.
“Nuk e di nëse ka ndoshur kjo që po thoni ju, por unë nuk jam babai, polici, apo detektivi i tij. Unë jam trajneri i tij dhe ai ka qenë në të gjitha trajnimet”, u shpreh trajneri gjerman.