“Nejmar është një palaço”, futbollisti i Perusë ngre akuza të forta: E hapën VAR-in menjëherë se ishte Brazili

Brazili ka fituar me shifrat 4-2 Perunë të mërkurën dhe protagonist kryesor gjatë takimit ishte pikërisht Nejmar. Ylli brazilian tundi 2 herë rrjetën nga pika e bardhë e 11 metave, duke thyer edhe rekordin e golave të fenomenit Ronaldo me Kombëtaren e tij. Por të jesh një ndër më të mirët jo me doemos gëzon edhe respektin e kundërshtarit.

Futbollistu peruan, Zambrano, ka shpërthyer kudnër Nejmar, duke e quajtur atë një palaço, për faktin se kërkon të fitojë edhe faullin më të vogël. Zambrano shprehu rezerva për arbitrimin, duke i akuzuar se shkuan të hapin VAR-in vetëm se përballë ishte Brazili dhe se u akorduan 2 penallti të paqena.

“Sinqerisht, Nejmar është një lojtar i madh, një nga më të mirët në botë, por për mua është një palaço i vërtetë. Ai është i vetëdijshëm për çdo gjë që bëri në fushë. Është një lojtar i madh, por po kërkonte edhe faullin më të vogël. U hodh 4 apo 5 herë në zonë për të marë nëse do i jepnin një penallti dhe në fund e arriti qëllimin me 2 penallti, të cilat nuk ishin.

Është Brazili dhe sapo u prek menjëherë shkuan të shikonin VAR-in. Sido që të ishte loja, pozitive apo negative, i panë sërish pamjet sepse ishte Brazili”, ka thënë Zambrano./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online