Shprehu dëshirën për t’ju bashkuar Realit, United ndjen frikë dhe merr masat për Pogbanë

Pol Pogba ka hapur jo pak polemika me deklaratat e tij të fundit, në kohën kur ishte i grumbulluar me Kombëtaren e tij të Francës. Mesfushori është përfolur prej kohësh se nuk është i lumtur në Manchester, ndërsa këto theshetheme forcohen edhe më shumë nga fjalët e Pogbasë se ëndërron të luajë me Realin e Madridit.

Kontrata e tij përfundonte në verën e ardhshme dhe ky ishte një sinjal i pastër për drejtuesit e “djajve të kuq” se lojtari i tyre mund të largohej me parametra 0 në fund të sezonit. United duket se e ka ndjerë frikën dhe për këtë arsye ka marrë masat. Largim nga Manchester-i mund të ketë, por jo pa kënaqur edhe xhepat e klubit. Skuadra angleze ka vendosur të aktivizojë opsionin e rinovimit me një tjetër vit në kontratën e Pol Pogbasë, duke e lidhur me klubin deri në verën e vitit 2022./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online