Çfarë sulmuesi ka humbur Kukësi, ish-lojtari i verilindorëve shpërthen me 12 gola në vetëm 6 ndeshje

Mirlind Daku është duke shkëlqyer këtë sezon të ri në Kosovë. Sulmuesi shtatlartë u largau në janarin e shkuar nga Kukësi me vetëm 13 paraqitje në fushën e lojës dhe 2 gola të shënuar. Lojtari shqiptar kaloi në radhët e Ballkanit, ku po tregon gjithë potencialin e tij.

Skuadra nga Suhareka ka marrë kartonin e tij nga Osijeku dhe i ka besuar majën e sulmit. Daku po ia shpërblen më së miri besimin trajnerit Munishi, teksa nuk ka të ndalur me golat e tij. Një dopietë ka ardhur sot prej këmbëve të tij, goli i parë nga pika e bardhë e 11 metërshit, ndërsa i dyti i realizuar me mjeshtëri prej një goditje nga jashtë zone.

Plot 12 gola në vetëm 6 ndeshje të luajtura janë statistikat e tij në këto javë të para të kampionatit, duke bërë Kukësin të pendohet se çfarë sulmuesi ka humbur nga duart. Një mesatare prej 2 golash për ndeshje si dhe 2 hat-trick të shënuar deri më tani janë panorama më e mirë e nuhatjes së mirë të golit që ka lojtari shtatlartë. Madje rrugën e rrjetës e gjeti edhe me përfaqësuesen U-21 të Kosovës, duke dëshmuar kështu se ky sezon ka për të folur i gjithi për të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online