Dita e shumëpritur e debutimit të Nejmarit me fanellën e PSG-së erdhi sot, në transfertën e Guingampit, për javën e dytë të kampionatit francez.
PSg arriti një fitore bindëse 3-0 dhe “mister 222 milionë” ishte vendimtar, ashtu si pritej prej tij.
Guingamp duroi 52 minuta, derisa mbrojtësi Ikoko shënoi autogol dhe PSG-së iu hap rruga e fitores. Vazhdimi ishte spektakël nga parizienët, që dominuan, tërhequr nga një Nejmar në superformë.
Braziliani dha asist për golin e dytë, nga Kavani, në minutën e 62-të, ndërsa uruguaiani ia ktheu borxhin në minutën e 82-të, duke i dhënë pasimin për golin e parë të karrierës franceze.