Nejmar dhe mërzi, Brazili e Uruguai shtyjnë kohën në Angli

FIFA dhe UEFA nuk e kanë keq kur thonë që Nations League duhet patjetër, për të hequr qafe miqësoret e kota.

Një e tillë ishte ajo e sotmja mes Brazilit e Uruguait, që dhuruan 90 minuta aspak të bukura në një miqësore fituar 1-0 nga Seleçao, me gol të shënuar nga Nejmar me penallti të dyshimtë 15 minuta para fundit.

Një miqësore e luajtur në Emirates Stadium në Londër, që në fakt u dominua nga Uruguai i trajnerit Oskar Tabarez, i cili drejtoi ndeshjen e 188-të me kombëtaren.

Ndërkaq, Brazili do të luajë sërish me Kamerunin të hënën, po në Angli, duke vijuar turneun global, por shkëlqimi në fushë është vite dritë larg Brazilit të së shkuarës.

Trajneri brazilian Tite mund të krenohet me rekordin e tij, me 24 fitore në 28 ndeshje që kur ka marrë drejtimin në 2006, por mjafton të kujtohet humbja ndaj Belgjikës në Botëror dhe 24 fitoret humbasin vlerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *