Nedim Bajrami nderohet me çmimin e veçantë te Empoli, tifozët vendosën “Luanin e argjendtë“ në duart e tij

Nedim Bajrami ka lënë pas krahëve një sezon mjaft pozitiv, ku ka spikatur në fushë me golat dhe asistet e tij. Fantazisti shqiptar ishte një nga elementet më të rëndësishme të Empolit, teksa dha një kontribut të madh në arritjen e vendit të parë në Serie B të kësaj skuadre.

Futbollisti 22-vjeçar ka fituar edhe zemrën e tifozëve, të cilët e kanë votuar të preferuarin e tyre për të fituar çmimin e veçantë që shpërndahet në radhët e Empolit. “Luani i argjendtë“ përfundon në duart e Bajramit. Trofetë individual janë dorëzuar që në muajin maj, por fituesit u zbuluan në një eventin “Mbrëmja e Luanëve” e transmetuar në “Smart Television”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online