Ferencvarosh nuk dëshiron surpriza, ndihmës-trajneri ndjek nga afër ekipin shqiptar në “Elbasan Arena”

Ferencvarosh do të ketë një kundërshtar shqiptar në turin e parë kualifikues në Champions League. Kampionët e Hungarisë do të ndeshen me kampionët e Kosovës, të cilët fituan me sukses turin paraeliminator. Prishtina triumfoi në finale kundër Inter Escalandes, ndërsa në stadium kishin të pranishëm një visitor të veçantë.

Ferencvarosh nuk dëshiron surpriza në rrugëtimin për në grupet e Champions League, prandaj ka dërguar ndihmës-trajnerin Gerhard Fellner në tribunën e “Elbasan Arenas”. Ky i fundit ka mbajtur shënime për performancën e Prishtinës, ndërsa në një prononcim për “Insporti” jep një përshtypje për atë çfarë pa në fushën e lojës.

“Ndeshje e mirë mes Prishtinës dhe Inter Escaldes. Mendurim Hoti dhe Lumbardh Dellova bën ndeshje të mirë. Hoti është një futbollist që dëshiron të futet brenda zonës nga krahu”, ka thënë Gerhard Fellner./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online