Demba Ba, ish-futbollisti i Chelsea-t dhe që së fundmi ishte me Bashakshehirin u largua për një arsye vërtet të çuditshme. E tillë tingëllon pasi bëhet fjalë për Turqinë, vendin myslyman dhe që në periudhën e Ramazanit ka marrë shpeshherë vëmendjen mediatike teksa ndalen ndeshjet që lojtarët të konsumojnë diçka në orarin e lejuar.
Por Demba Ba është shprehur se te Bashakshehir nuk të fusnin në fushën e lojës nëse do të mbaje argjërimin. “Para se të vinte Ramazani, disa nga miqtë e mi më thanë që unë nuk do të luaj nëse agjëroj. Atëherë kontrata ime u ndërpre”, tha Demba Ba. /Sport Ekspres/