Kualifikimi në Champions League kthen djallin, lojtari i Real Madrid refuzon Atletikon për kuqezinjtë

Një kualifikim i mundshëm i Milanit në Uefa Champions League do të sillte një revolucion në skuadrën kuqezi. Me pjesëmarrjen në ligën elitare të futbollit europian, lojtarët e kanë më të thjeshtë për tu bërë pjesë e projektit të “djallit”. Hapat e para të këtij ndryshimi janë duke u ndjerë që përpara fillimit të merkatos së qershorit.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, Vazques, lojtari i Realit të Madridit ka refuzuar Atletikon e Simeones dhe tashmë destinacioni më i mundshëm i spanjollit është Milani. Në këtë mënyrë 29 vjeçari do të bashkohej me Theon, i cili është një nga lojtarët kyç të klubit kuqezi si dhe ish shok skuadre i Vazques si tek Reali ashtu edhe tek Spanja. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online