Në Spanjë zbulojnë prapaskenat, 10 lojtarë “kërcënuan” me largim në rast se Reali firmoste me Konten

Antonio Konte u largua në mënyrë surprizuese nga Interi vetëm pak kohë pasi i ktheu zikaltërve titullin kampion pas 11 viteve mungesë. Menjëherë emri i italianit filloi të qarkullonte për një kalim të mundshëm në stolin e Realit të Madridit. Madje palët kanë qenë pranë marrëveshjes, por në fund ajo që i tha “ndal” këtij bashkëpunimi ishte vetoja e vendosur nga lojtarët e skuadrës spanjolle.

Gazetari Duncan Casteles zbulon prapaskentat për “Times”, teksa bën me dije se 10 futbollistë të klubit kryeqytetas kanë kontaktuar presindentin Florentino Perez për ta “kërcënuar” me largim nga ekipi në rast se trajner do të emërohej Antonio Konte. Tekniku italian njihet për grintën e tij të jashtëzakonshme dhe për disiplinën e fortë që vendos mbi lojtarët e tij dhe këto cilësi duket se nuk janë parapëlqyer shumë në kampin e “los blancos”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *