“Më vjen keq për Flamurtarin”, trajneri i Tërbunit “përqafon“ Kategorinë e Parë: Është luks të luash ndaj nesh

“Play out”-i dha verdiktin e tij ditën e djeshme, ku Tërbuni siguroi një biletë për në Kategorinë e Parë, teksa mposhtë Flamurtarin falë penalltive. Nëse për vlonjtët ky ishte një dështim që tronditi gjithë tifozët dhe sportdashësit, për kampin pukjan përballja në “Elbasan Arena“ solli vetëm lumturi dhe festë për lojtarët dhe stafin teknik.

Trajneri i Tërbunit, Edmond Dalipaj ka folur për mediat pas sfidës, ku ka shprehur keqardhjen e tij për Flamurtarin, por nga ana tjetër thotë se ekipi i tij e meriton plotësisht të jetë mes skuadrave të Kategorisë së Parë.

“Në radhë të parë mua më vjen keq për Flamurtarin, sepse është një emër i madh i futbollit shqiptar. Puka e meriton Kategorinë e Parë sepse ka një infrastrukturë shumë të mirë, ka tifozë të mrekullueshëm dhe është luks të luash ndaj nesh”, është shprehur Edmond Dalipaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online