“Në Shqipëri futbolli është stres”, Sebino Plaku këshillon Tiranën: Ndryshimet sjellin dështim, shiko Parizanin

Sebino Plaku ka mbyllur një sezon të suksesshëm me Gjilanin, ku e mbyllën kampionatin në vendin e 2-të me pikë të barabarta me Dritën. një arritje historike gjithsesi për klubin, që për herë të parë siguron një biletë për në Europë. Në një intervistë me gazetaren Klevisa Alinani në “Fax Sport“, sulmuesi kryeqytetas ka treguar diferencat mes futbollit në Shqipëri dhe atij në Kosovë. Plaku shpreh lumturinë për shpalljen kampion të ish-ekipit të tij, Tiranës, për të cilën ka edhe një këshillë. Lojtari kryeqytetas këshillon bardheblutë të mos përsërisin rasitn e Partizanit, pasi ndryshimet e shumta sipas tij sjellin vetëm dështim.

Sezoni me Gjilanin

“Pjesa më e madhe nuk e besonte faktin që ishte me sistemin e vjetër ku vendosej nga ndeshjet direkte me kundërshtarin. Mendonim se ishim me sistemin e ri, që është ai i golavarazhit dhe kjo e zbehu pak entuzianzim. Janë dy ekipe për qyetetin e Gjilanit që shkojnë në Kupat e Europës dhe kjo është një arritje shumë e madhe, qoftë për qyetetin por edhe për vetë skuadrën e Gjilanit, që është hera e parë që merr pjesë në këtë kompeticion“.

Diferencat në futbollin e Shqipërisë dhe Kosovës

“Kampionati në Kosovë është në tranzicion. Ka shumë entuziazëm, emocione të larta. Ekipet që duan të jenë korrektë. Pjesa më kryesore është korrektësia, qoftë në aspektin financiar qoftë në atë profesional. Shumë fjalë pozitive kam nëse bëj një krahasim me Shqipërinë. Në Shqipëri futbolli është shumë stres. Përjetimet për rezultatet janë shumë më të forta se sa në Kosovë”.

Superiorja

“Jam shumë i lumtur që Tirana arriti të dali kampion. Është një vend që e njoh, jam vetë tirons dhe e di çfarë do të thotë për tifozerinë të presi kaq gjatë. Shpresoj që kjo që ndodhi t’i bëjë të kenë stabilitet për të ardhmen. Kjo i ka munguar. Të gjitha ekipet që kanë dalë kampion, përveç Skënderbeut, të gjitha të tjerat kanë pasur luhatje. Ai ekip që është i kujdesshëm, ruan grupin, beson te grupi që i dha rezultatet dhe te trajneri fitues së bashku me stafin janë të predispozuara për të qenë sërish kampionë. Fakti ka treguar se ekipet që kën bërë ndryshime të mëdha janë të destinuara të dështojnë. Rasti konkret ndodhi me Partizanin. Ja ku jemi këtu në këtë pikë që Partizani e mbylli sezonin në këtë mënyrë”.

Largimi nga Kukësi

“Te Kukësi ishte gjithçka shumë e shpejtë. Në atë periudhë unë isha i pavendosur, sepse unë kisha një mundësi të largohesha jashtë. Unë e lashë mundësinë të hapur që nëse do qendroja në Shqipëri do të vazhdoja bashkëpunimin me Kukësin. Sitiata rrodhi në atë mënyrë që ekipi pati një ndryshim trajneri, i cili e shikonte qendrimin tim si jo të domosdoshëm. Kështu që vendosa të shkoja diku ku ndihesha i vlerësuar“, ka deklaruar Sebino Plaku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online