“Nuk më zinte gjumi natën“! Një talent si Çelhaka rrëfen ambieciet: Ëndërr Kombëtarja A, dua të luaj jashtë

Tirana e këtij sezoni ishte një sukses i jashtëzakonshëm Titulli mori ngjyrat bardheblu pas 11 vitesh, ndërsa një dorë e mirë në realizimin e këtij objektivi erdhi nga talentet e akademisë. një emër që ka spikatur këtë sezon me Tiranën është edhe Jurgen Çelhaka.

Mesfushori 19-vjeçar ka kapërcyer ekipet zinxhirë dhe ia ka dalë të zërë një vend titullari në formacionin e kryeqytetasve. Në një intervistë për “Supersport“, Çelhaka tregon emocionet e përjetuara nga fitimi i titullit me ekipin e tij të zemrës. Ftesa e parë në skuadrën A e ka lënë pa gjumë, ndërsa ambiciet e tij nuk ndalen vetëm me këtë trofe, teksa synon katapultimin në Europë dhe të veshë fanellën e Kombëtares së Shqipërisë.

“Është një ndjenjë shumë e bukur, sidomos për mua që jam rritur me moshat e Tiranës. Është kjo ndjesi që e kemi pasur që fëmijë, ta bësh realitet nuk besoj se shpjegohet dot me fjalë. Kur e nisim futbollin kemi ëndërr që të arrijmë diçka. Kur erdha te Tirana kisha ëndërr të kapja ekipin e parë. me punë arrita të merrja minuta. Më pas kur arrita të merrja minutat dhe të fitoja titullin kampion ishte një ëndërr e realizuar. Shpresoj të mos ndaloj me kaq, të ul kokën dhe të punoj sa më shumë.

Ftesa e parë me ekipin A? Ishte një ndjesi shumë e bukur, shumë emocion. Besoj të gjithë kur e kanë për herë të parë kanë pak emocione dhe frikë se si do të shkojë apo a do të luaj apo jo. Nuk të zë gjumi natën. Këto janë emocionet më të bukura në futboll.

Ambiciet janë të mëdhaja. Shpresoj që një ditë të luaj jashtë, nuk ka rëndësi në çfarë kampionati. Dua të shkoj në një kampionat ku të marr më shumë minuta, në mënyrë që të rritem gradualisht. Gjithmonë ëndrra më e madhe e çdo futbollisti është të përfaqësojë kombin e vetë dhe ëndrra ime është të luaj një ditë me Kombëtaren A”, ka thënë Jurgen Çelhaka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online