Në Serbi e quajnë skandal, spanjollët e krahasojnë Djokovic me Pablo Escobar

Media spanjolle “Il Diario” e ka krahasuar tenistin serb Xhokoviç me Pablo Eskobar, pasi dolën pamjet e vilës së tij. Vlera totale e shtëpisë së serbit i kalonin 10 milionë euro, çka i ka shtyrë gazetarët spanjollët të bëjnë këtë lëvizje të guximshme. Sipas mediave spanjolle, vila e Xhokoviç është ndërtuar me stilin arab dhe mesdhetar, që i ngjan shtëpisë kapo bandës Pablo Eskovar.

Mediat serbe ishin mjaft të acaruar me këtë veprim të “Il Diario”, duke e quajtur një skandal total. Sipas tyre, të gjithë personat e pasur kanë shtëpi luksoze dhe të shtrenjta dhe e kanë quajtur gjest të ulët krahasimin e Xhokoviç me Pablo Escobar. Kujtojmë që Novan Xhokoviç ka qenë në majën e tenisit për vite me radhë dhe në Serbi ai cilësohet si një kampion i padiskutueshëm. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *