Mediat portugeze kanë zbuluar një detaj sa i përket çështjes së Kristiano Ronaldos dhe akuzave për përdhunim nga ish-modelja amerikane, Ketrin Majorga. Ngjarja ndodhi në qershor të vitit 2009, ndërsa një vit më vonë lojtari shpërbleu vajzën me 175 mijë dollarë për të heshtur dhe mos bërë publike ngjarjen e ndodhur.
Siç citon “Correio da Manha”, portugezi nuk ka pranuar të dëmshpërblejë Majorgën, duke pretenduar në pafajësinë e tij, por klubi i Real Madrid e ka detyruar ta bëjë një gjë të tillë. Ronaldo sapo ishte transferuar nga Mançester Junajtid te Real Madrid në verën e vitit 2009 dhe klubi spanjoll i frikësohej dëmtimit të imazhit të lojtarit, kështu që detyroi lojtarin të firmoste akordin dhe të paguante shumën e dëmshpërblimit.
Sipas gazetës portugeze, Ronaldo ka vendosur të të mos i besojë avokatit David Çesnof këtë çështje, të cilën ia ka kaluar Piter Kristiansen, një avokat i njohur i çështjeve penale në Las Vegas.
“Shqetësimet janë rritur në masë të madhe nga fakti se gjatë pushimeve amerikane të vitit 2009, CR7 përfundoi në vëmendjen e shtypit për frekuentimin me Paris Hilton. Investimi i Realit për lojtarin ishte masiv dhe askush nuk dyshonte në cilësitë tij teknike, por për pasojat e sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës”, thekson “Correio da Manha”.