“Ne nuk mund të bëhemi kurrë Spanja e Brazili”, Ahmataj bën krahasimin me kuqezinjtë: Jemi kthyer në një Kroaci të vogël

Julian Ahmataj është i ftuar në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News”, ku temë diskutimi ka qenë edhe ecuria e Kombëtares. Ish-trajneri i Tiranës është shprehur se Shqipëria nuk mund të bëhet kurrë Spanja apo Brazili, por mund të arrijë Kroacinë. Sipas tij, kuqezinjtë janë kthyer në një Kroaci të vogël dhe tashmë u lind detyra për ta mbajtur këtë nivel për një kohë të gjatë.

“Ne nuk do të bëhemi kurrë Spanja. Ne nuk do të bëhemi kurrë Brazili. Ne do të bëhemi një Kroaci e vogël. Ne jemi bërë tashmë. ‘A do ta mbajmë është pyetja?’,-është pyetja. Unë mendoj që do ta mbajmë, sepse vërtetë po na rriten breza shumë të mirë futbollistësh”, ka thënë Julian Ahmataj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online