Si rrallë më parë, tifozët shqiptarë kanë pasur mundësi të shijojnë gola me tepricë në “Abissnet Superiore”. Kampionati shqiptar ka nisur me breshëri golash këtë sezon, teksa është shënuar të paktën një gol në çdo përballje të zhvilluar deri më tani. Përjashtim nga rregulli bën vetë sfida Vllazna-Partizani, e cila përfundoi me rrjeta të paprekura.
Ndërkaq, në 15 sfidat e zhvilluara në tërësi deri më tani, në 9 prej tyre janë shënuar të paktën 4 gola përgjatë lojës. Një statistikë interesante, që tregon se skuadrat kanë përmirësuar ndjeshëm shënjestrat e tyre këtë sezon. Gjithsej, deri më tani, numërohen 54 gola të shënuar në 15 sfida. Një statistikë që përkthehet ndryshe në 3.6 gola të shënuar mesatarisht për ndeshje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/