“Ne nuk futemi as për barazim e as për humbje”, Vangjeli tregon ndryshimin e Skënderbeut: Ja çfarë solli Memelli

Kosta Vangjeli është një nga elementet që po merr hapësira në skuadrën e Skënderbeut. Këta të fundit po tregojnë një fytyrë tjetër që pas ardhjes së Memellit në krye të pankinës, duke marrë rezultate ndaj kujtdo ekipi. Në një intervistë për “Sport Magazine” në “Ora News” të moderuar nga Drilon Xhepollari, Vangjeli tregon çfarë ka ndryshuar brenda grupit te bardhekuqtë. Sa i përket mbijetesës, lojtari i Skënderbeut është i mendimit se është fusha ajo  që duhet të flasë.

“Është futur një harmoni në grup. Jemi të gjithë bashkë. Arrijmë të luajmë, të nxjerrim një fitore, rë vuajmë edhe në mbrojtje, por e rëndësishme është që dimë të ruajmë rezultatin. Jam ndjerë mirë me këtë grup, me këtë ekip. Më kanë mbështetur që në fillim. Këtë vit ishte momenti që mu dha rasti për të luajtur. Do jap maksimumin në çdo ndeshje që më jepetmundësia për të luajtur.

Ne besojmë në çdo ndeshje që përballemi që do futemi për 3 pikë. Nuk futemi as për barazim e as për humbje. Mund të themi që do japim maksimumin të gjithë si grup, pastaj fusha do e tregojë kush do mbijetojë”, ka thënë Kosta Vangjeli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online