“Ishte fitore shprese”, Gjata beson deri në fund për Apoloninë: Nuk kemi çfarë të humbim më

Mario Gjata ishte lojtari që riktheu Apoloninë te fitorja ditën e sotme. Me dopietën e tij, sulmuesi shkon në kuotën e 8 golave të shënuar këtë sezon në Superiore. Futbollisti shqiptar ka qenë i ftuar në emisionin “Sport Magazine” në “Ora News” të moderuar nga Drilon Xhepollari. Gjata është shprehur se kjo e sotmja ndaj Kastriotit ishte një fitore shprese për ta, ndërsa më tej prek edhe temën e merkatos.

“Është një fitore shprese për ne, sepse na mungonte shumë fitorja. Që në ndeshjen me Laç in ka qenë e fundit. Pse jo, të besojmë deri në fund. Janë edhe 6 ndeshje, ne nuk kemi çfarë humbim më. Futbolli ka treguar gjithçka.

Oferta? Kam pasur disa. Më tepër kam lexuar portalet për disa oferta të mundshme. Mund të pyesni për më shumë presidentin, ai e di. Çdo lojtar preferon të luajë në një ekip sa më të madh. Dëshira ime është për të luajtur jashtë, nëse nuk e arrij shpresoj të luaj për një ekip të madh në Shqipëri.“, ka thënë Mario Gjata./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online