Në një nivel me Realin dhe PSG-në/ Napoli meriton të jetë në faqen e parë të gazetave, nuk njeh asnjë humbje këtë sezon

Luçiano Spaleti ka ndërtuar një nga skuadrat më të forta momentalisht në Europë, por sa pak po flitet për ta në media. PSG, Reali i Madridit dhe Napoli janë tre klubet e vetme nga 5 ligat më të forta në Kontinentin e vjetër që nuk njohin humbje këtë sezon. Por nëse dy të parat janë superfuqi ekonomike dhe me yje të mbushur në çdo repart të fushës, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për të kaltrit.

Klubi italian numëron 9 fitore dhe 2 barazime në Serie A, ndërsa në Ligën e Kampionëve kanë 4 fitore në po aq ndeshje të zhvilluara. Në total Napoli ka shënuar 43 gola mes kampionatit dhe Europës, si dhe ka pësuar vetëm 13 të tillë. Një shifër jashtëzakonisht e lartë, mjaft afër klubeve si Mançester Siti apo Bajerni i Mynihut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online