“Levandovski ishte llastuar te Bajerni”, ish-shoku i ekipit thumbos polakun: Ne e kalonim gjithnjë grupin e Champions-it

Largimi i Robert Levandovskit nuk është kaluar lehtë te Bajerni i Mynihut. Klubi baravez po mundohet me çdo kusht ti tregojë se sa shumë ka humbur që pas ikjes së tij. Polaku u largua për të shkuar në një nga klubet më të mëdha të botës, Barcelona, por katalanasit këtë sezon rrezikojnë eliminimin nga grupet e Ligës së Kampionëve.

Pikërisht kjo është edhe “thembra e Akilit”, ku ish-shoku i skuadrës kërkon ta godasë. Leon Goretcka ka thumbosur së fundmi Levandovskin, të cilin e quan të llastuar në periudhën kur mbante veshur fanellën e Bajernit, pasi falë atij ekipi shkonte çdo sezon në fazën me eliminim të Ligës së Kampionëve.

“Levandovski ishte shumë i llastuar te Bajerni për faktin se gjithmonë arrinte të paktën raundin e 1/16-ve (në Champions League)… Ne nuk mund ta marrim më në llogari. Do të bëjmë gjithçka të mundur për ta fituar”, ka thënë Leon Goretcka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online