“Kategoria e Dytë? Bëra sakrificë për Idrizin”, Bicaj zbulon detajet e projektit ambicioz të Flamurtarit: Hotel gjigant dhe tre fusha të reja

Flamurtari ka mposhtur Dinamon me rezultatin e thellë 5-1, duke treguar forcën në Kategorinë e Parë. Klubi vlonjat dëshiron me çdo kusht kthimin në “Abissnet Superiore”, që ka qenë habitati i tij përgjatë historisë së lavdishme. Në një intervistë për emisionin “Sport Magazine”, të moderuar nga Drilon Xhepollari dhe të transmetuar në “Ora News”, Ditmar Bicaj ka treguar ndjesitë e tij të para pas këtij triumfi kundër Dinamos, si dhe ka shpalosur objektivat e Flamurtarit për këtë sezon. Gjithashtu, lojtari i kuqezinjve ka rrëfyer ekskluzivisht edhe planet e klubit për ndërtimin e tre fushave të reja dhe të një hoteli të përmadave të mëdha.

“Ishte një ndeshje kartolinë. Ka shkuar sipas planit tonë. Ka shkuar ashtu siç e kishim përgatitur ndeshjen për plot 1 javë. Pavarësisht se ndeshja u hap 1-2, nuk e kemi diskutuar në asnjë moment ndeshjen. Do të thoja që Dinamo është pak e fryrë nga ana e medias. Dinamo shihet si ekipi i vetëm që e ka siguruar Superioren. Por nuk është ashtu. Flamurtari ka një organikë shumë herë më të mirë se Dinamo. Pavarësisht se Flamurtari nuk ka zgjedhur të jetë shumë mediatik, ka një organikë shumë të pasur, një organikë superlige.

Objektivi jonë është vendi i parë. Duhet të jemi ne kampionët e Kategorisë së Parë, sepse është investuar jashtëzakonisht shumë te Flamurtari këtë vit. Ekipi tashmë është në rrugën e mbarë. Mund të përfundonte ndeshje me rezultat më të thellë, sepse Dinamo kaloi pastaj në aventurë. Jemi shumë të kënaqur me lojtarët brazilianë që kanë ardhur, sepse kanë shumë kualitete. Vjet kemi milituar në një kategori që e kemi parë veten rastësisht aty. Unë në aspektin personal, por edhe shokët, Ramadani, Liçajn, Pjeshkën, Gocajn, Oliveiran, Ribajn, e kemi bërë këtë sakrificë vetëm në sajë të marrëveshjes që kemi pasur me presidentin Sinan Idrizi, të cilin dua ta falenderoj për investimin dhe që gjendet gjatë gjithë kohës pranë ekipit.

Flamurtari po bën investime shumë të mëdhaja. Po jua jap në mënyrë ekskluzive që në pak kohë, për një muaj ose dy muaj, do të filojë edhe projekti që kemi si klub te Pylli i Sodës, ndërtimi i tre fushave të tjera të futbollit. Po ashtu edhe ndërtimi i një hoteli gjigant, çka do e bëjë Flamurtarin një ekip të një përmase tjetër.

Çdo gjë po shkon në rrugën e duhur. Thjesht duhet të jemi me këmbë në tokë pas kësaj fitoreje, sepse ballkanas jemi, dashur pa dashur, kur bëjmë fitore në ndeshje të mëdhaja na merr koka erë”, ka deklaruar Ditmar Bicaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online