Në mendjen e Murinjos është vetëm Tirana, trajneri portugez e mbyll Serinë A me heshtje

Roma përfundoi mbrëmjen e djeshme rrugëtimin e saj në Serinë A. Skaudra verdhekuqe mposhti me rezultatin 0-3 Torinon dhe siguroi kështu nëj vend në Europa League për sezonin e ardhshëm. Objektivi u arrit me sukses nga Murinjo, i cili arrin ta dërgojë ekipin më lart në tabelën e renditjes në krahasim me një vit më parë.

Por pavarësisht se u largua i kënaqur pas ndeshjes, trajneri portugez nuk është shfaqur në konferencën për shtyp. Gjest të cilin më parë e ka bërë në rastet kur ka pasur pakënaqësi për arbitrimin. E megjithatë, këtë herë nuk ishte kjo çështja.

Në mendjen e Murinjos tashmë qendron vetëm Tirana, prandaj “special one“ ka vendosur të bëjë heshtje shtypi deri në momentin e finales së madhe. Portugezi ka kërkuar të njëjtën gjë edhe nga lojtarët, për të përgatitur kështu të qetë përballjen historike kundër Fejnordit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online