Në media qarkulloi lajmi i kryengritjes së Mbape, presidenti i PSG: Mesi më tha se ka ardhur të luajë me Kilian

Vitin e kaluar, Kylian Mbappe u shpreh hapur se kërkon largimin nga PSG. Gjatë ditës së djeshme ka qarkulluar edhe lajmi se francezi ka dalë kundër afrimit të Mesit dhe po kërkon një aventurë të re. Megjithatë presidenti sheik, Nasser Al-Khelafi gjatë prezantimit të Lionel Messit ditën e djeshme, deklaroi se argjentinasi ka kërkuar të luajë dhe me Mbappe, prandaj nuk ka asnjë arsye që ky i fundit të mos rinovojë.

“Nuk dua të flas për kushtet e negociatave, kjo i përket familjes së tij dhe skuadrës sonë. Nuk dua të përsëris të njëjtat gjëra gjithmonë. Kilian kërkoi një skuadër konkurruese dhe tashmë e ka. Nuk mendoj së ka ndonjë arsye për të mos rinovuar. Leo më tregoi se erdhi këtu për të luajtur me të. Ishtë një nga objektivat e Leos”- u shpreh presidenti i PSG. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *