Në Maqedoninë e Veriut bëhet problem festa e “Shvercerave“, ankesë zyrtare për përdorimin e flamujve kuqezi

Shkupi u shpall kampion i sezonit 2021/2022 në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Tifozët besnikë të këtij klubi, “Shvercerat“, vendosën të festojnë suksesin e ekipit të tyre të zemrës me flamujt e tyre etnik. Në stadium shiheshin vetëm fjamujt kuqezi me shqiponjën dykrenare, çka nuk i ka lënë një shije të mirë partisë së majtë të Maqedonisë së Veriut.

“Levica“ ka dorëzuar pranë Agjencisë për Rini dhe Sport për kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese kundrejt klubit të  Shkupit dhe Federatës Maqedonase të Futbollit. Sipas tyre nenet 7, 15, 16 dhe 17 të ligjit për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Maqedonisë së Veriut janë shkelur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online