Kupa është shansi i fundit për Europë, Vllaznia kërkon ndihmën e tifozëve: Presidenti Xhaferi vendos në dispozicion autobusa falas

Në lojë ka mbetur ende një biletë për në Europë dhe ajo varet e gjitha nga rezultati i finales së Kupës së Shqipërisë. Kjo ndeshje është shansi i fundit i Vllaznisë për të mbërritur objektivat minimal të sezonit. Për këtë arsye klubi kërkon edhe mbështetjen e tifozëve për të bërë të tyren Kupën ditën e martë. Përmes faqes zyrtare në “Facebook”, Vllaznia njofton tifozët se presidenti Xhaferi ka vënë në dispozicion autobusë për tifozët që janë të interesuar të shkojnë në “Air Albania” më 31 maj.

“Presidenti i Klubit të Futbollit Vllaznia z.Alban Xhaferi, për t’i ardhur në ndihmë tifozëve shkodranë të cilët dëshirojnë të ndjekin finalen e Kupës së Republikës së Shqipërisë, Vllaznia – Laçi, të martën, ora 19.00, datë 31 Maj 2022, në stadiumin “Air Albania”- Tiranë, ka vendosur në dispozicion, autobuza falas. Ju njoftojmë se nisja do të bëhet ditën e martë 31 Maj 2022, në orën 14.00, pranë sheshit të teatrit Migjeni, Shkodër. Të gjithë personat e interesuar për të prenotuar vendin e tyre duhet të kontaktojnë pranë lokalit Kuqeblu i ndodhur pranë Teatrit Migjeni, me personin e kontaktit, gazetarin sportiv z.Edmond Dibra ose të telefonojnë në numrin +355692583087”, shkruhet në njoftimin e klubit të Vllaznisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online