Në Maqedoni e bëjnë ligjin ekipet shqiptare, Vardari shikon për rënien nga kategoria

Shkupi ka marrë një fitore minimale 1-0 kundër Sileksit, por e mjaftueshme sa për të siguruar 3 pikët dhe njëkohësisht kreun e renditjes në tabelën e klasifikimit. Ekipet shqiptare janë duke bërë ligjin në këto javë të para në Maqedoninë e Veriut, teksa kanë rezervuar vendin e parë dhe të dytë. Shkëndija e Ernest Gjokës ndjek Shkupin me 1 pikë dhe 1 ndeshje më pak.

Ndërkohë Vardari, kundërshtari historik i tyre e gjen veten në zonën e ftohtë, ku shukon për rënien nga kategoria. Ekipi maqedonas mban vendin e 9 në renditje, duke treguar formë të dobët në këto 9 javë të luajtura në kampionat, megjithëse deri në përfundim të tij është një rrugë e gjatë dhe situata mund të ndryshojë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online