Qeveria ende nuk “bëhet e gjallë“, Liga Profesioniste reagon me njoftim për shtyp

Pavarësisht se ditët e fundit u duk se sporti shqiptar do të merrte njëherë e mrië një zgjidhje për problemet që ka, Qeveria e nde nuk bëhet e gjallë dhe të pranojë zyrtarisht kërkesat e klubeve të Kategorisë Superiore. Java tjetër pritej të na gjente me skuadrat në fushën e lojës, por bojkoti vijon të mbetet në fuqi, përderisa nuk ka asnjë marrëveshje zyrtare mes palëve.

Liga Profesioniste e Futbollit ka reaguar me një njoftim për shtyp, ku deklaron edhe hapin e radhës që do të ndjekin. Një përgjigje zyrtare nga Qeveria nuk ka mbërritur në derën e tyre, pavarësisht se ishin duke e pritur, për këtë arsye njoftohet se të hënë do të ketë një mbledhje mes përfaqësuesëve të klubes së Superiores për të diskutuar mbi hapat e mëtejshëm që do të ndjekin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftim për Shtyp

Liga Profesioniste e Futbollit bën të ditur se akoma nuk ka një përgjigje zyrtare nga ana e Qeverisë për kërkesat e saj dërguar Kryeministrit.

Në këto kushte, Liga do të mblidhet sërish ditën e hënë datë 26.10.2020 ora 11:00 në ambjentet e Stadiumit “Air Albania” për të diskutuar dhe vendosur mbi hapat e mëtejshme.

Liga Profesioniste e Futbollit

Tiranë më 24 Tetor 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online